Louis, thuaj ‘cheese’!
Duka dhe Dukesha e Kembrixh kanë postuar një foto të papublikuar të djalit të tyre të vogël Louis.
Shkrepja e cila është realizuar nga mami Kate është postuar në shenjë falenderimi për të gjithë fansat që uruan të voglin Louis me rastin e dy vjetorit në Prill.
I veshur me një këmishë nga marka Sainsbury që kushton vetëm 12 dollarë, i vogli i familjes i ka dhuruar së ëmës që qëndronte pas aparatit një buzëqeshje më shumë se të ëmbël.
Mami Kate postoi disa foto në dy vjetorin e lindjes së djalit të vogël, ndërsa një foto e kishte ruajtur për ta postur këtë fillim gushti. Kate është tejet e apasionuar pas fotografisë dhe së fundmi fotot e familjes më së shumti mbajnë ‘firmën’ e saj.