Ndahet nga jeta nëna e kryeministrit Edi Rama!
Aneta Rama nëna e kryeministrit Edi Rama është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm.
Prej javësh e ndjera ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa mëngjesin e kësaj të shtune mbylli sytë përgjithmonë.
Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë kryeministri nëpërmjet rrjeteve sociale:
“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëme e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di që deri sa të shoh dot diellin e yjet,
do të jesh me mua e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë mē shumē nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam!”; shkruan Rama
Aneta Rama ishte me profesion stomaloge, e vlerësuar edhe me titullin “Nderi i stomatologjisë shqiptare” nga Urdhri i Stomatologëve Shqiptarë në prill të vitit 2018, çmim të cilin e tërhoqi kryeministri sepse Aneta nuk mundi të ishte e pranishme, për shkak të gjendjes shëndetësore.