KreuCelebrity

Tiani i Tunës qenka bërë një “fashionist” i vogël!

Tiani, djali i Tunës dhe Patrisit, po rritet dita-ditës dhe po bëhet një djalë i vogël kaq modern! Këngëtarja e ka treguar këtë në postimet me të birin që bën vazhdimisht, por tani ishte një fotot e hedhur në rrjetet sociale nga Patrisi ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen.

Tiani shfaqet aty me një pamje kaq serioze, si prej “djali të rritur” tashmë, dhe flokët i ka prerë në një mënyrë që bie menjëherë në sy: pjesa lart e gjatë dhe e kapur, dhe pjesa poshtë e qethur zero! “Daluki jem”, ka shkruar i ati në krah të fotos.

Përpara disa kohësh, qarkulluan fjalë për një krizë mes ciftit, por gjërat ndërmjet tyre duket se po shkojnë për bukuri!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF