Këngëtari i njohur nga Kosova, Art Abazi është infektuar me Covid-19. Pasi nuk është ndjerë mirë që nga dita e diel, artisti ka kërkuar ditën e djeshme t’i nënshtrohet tamponit, ku edhe ka rezultuar pozitiv.
Abazi e ka ndarë lajmin e gjendjes së tij shëndetësore nëpërmjet një statusi në instastoryn e tij, ku njofton se aktualisht gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe se ai po merr mjekim nga shtëpia, pasi rezultoi i infektuar me Coronavirus.
Arti gjithashtu u bën thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë respektimit e rregullave dhe mbajtjen e maskës.
Deri tani janë me dhjetëra emra të njohur të fushave të ndryshme nga Kosova e Shqipëria që kanë rezultuar pozitv me koronavirus.



















