KreuCelebrity

Martesa e Brooklyn Beckham; çifti Meghan-Harry në krye të listës së të ftuarve!

Pak ditë më parë, djali i madh i çiftit Victoria dhe David Beckham, Brooklyn shpalli fejesën me partneren Nicola Peltz, të cilës i propozi të bëhet gruaja e tij.

Ndonëse ende nuk ka një datë zyrtare se kur do të mbahet dasma e 21 vjeçarit, duket se në familjen e famshme britanike kanë nisur përgatitjet.

Në krye të listës së të ftuarve, thuhet se do të jenë Princ Harry dhe Meghan Markle, madje familja Beckham po mundohet të gjejë një datë dhe kohë që të jetë e përshtatshme për Dukën dhe Dukeshën e Sussex.

Një i famshëm tjetër që do të jetë patjetër i ftuar në dasmë është edhe këngëtari Elton John, i cili është kumbari i Brooklyn dhe mik i ngushtë i çiftit Beckham.

Sigurisht që lista e të ftuarve do të përmajë edhe emra të tjerë Big botërorë, duke qenë se kjo dasmë pritet të jetë një ndër eventet më të rëndësishme të kohëve të fundit për familjen Beckham.

Brooklyn 21 vjeç dhe Nicola 25 vjeç po jetojnë një romancë të bukur dashurie prej vetëm 9 muajsh, por dyshja janë tejet të dashuruar dhe menduan të shpejtojnë hapat e marrëdhënies së tyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF