Elisabbetta Groppelli, studiuese në St.George të Londrës, ishte një ndër vullnetarët e parë që provuan vaksinën kundër koronavirusit. Kjo ndodhi përpara dy muajsh, po si është gjendja e saj tani? Groppelli shprehet se “ ndihet për bukuri”, dhe se nuk ka pasur asnjë “efekt të rëndësishëm anësor”.
“ Disa prej nesh kanë pasur dhimbje në zonën e injeksionit, lodhje dhe temperaturë të lehtë, port ë gjithë këto janë reaksione normale”, shprehet ajo.
Virologia shton megjithatë se është ende shumë shpejt për të vlerësuar efektet përfundimtare të vaksinës. “ Nuk jemi ende të sigurtë nëse ky reagim imunitar I përfituar është në gjendje të mbrojë nga sëmundja: për momentin, qarkullimi i virusit është reduktuar shumë dhe nuk e dimë nëse vullnetarët nuk janë infektuar sepse janë imunë apo sepse nuk kanë rënë në kontakt me sëmundjen”, paralajmëron ekspertja.



















