KreuCelebrity

Pritja mori fund; Sophie Turner dhe Joe Jonas bëhen prindër për herë të parë!

 

Sophie Turner dhe Joe Jonas kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë. Mediat e huaja raportojnë se çifti i njohur janë bërë prindër të një vajze të mërkurën e kaluar (22 korrik) në spitalin e Los Angelos.

Lajmin e ka konfirmuar një burim pranë dyshes së famshme.

“Sophie Turner dhe Joe Jonas janë të lumtur të njoftojnë për lindjen e bebit të tyre”; ka bërë me dije burimi ekskluzivisht për People.

Ndonëse një emër zyrtar ende nuk është bërë i njohur nga ana e dyshes, sipas TMZ Turner dhe Jonas e kanë quajtur vajzën e tyre Ëilla. Vajza e parë e çifti erdhi fiks një vit nga martesa  e tyre.

Gjatë shtatzënisë dyshja është fotografuar shpesh në ecjet e përditshme pranë shtëpisë së tyre në Los Angelos, ku edhe kanë qenë të karantinuar që prej nisjes së pandemisë së Covie-19.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF