KreuCelebrity

“ Mes nepërkave dhe xhelozisë”, Meghan Markle dhe Harry do të bëjnë rrëfime tronditëse për familjen mbretërore!

Në 11 gusht, Meghan Markle dhe Princi Harry mund të dëmtojnë akoma edhe më shumë marrëdhënien e tyre me familjen mbretërore. Duka dhe Dukesha e Sussex, që janë përfshirë në shumë polemika deri tani, thuhet se do të nxjerrin një libër që përmban detaje tronditëse mbi familjen mbretërore.

Të dy ata shokuan mbarë botën kur vendosën të shkëputeshin prej saj dhe titujve mbretërore, për të nisur një jetë të re jashtë rregullave strikte të monarkisë. Për momentin, spekullohet se libri mund të portretizojë disa pjesëtarë të lartë të familjes dhe do ta ftohë akoma më shumë marrëdhënien e Harry-t, me të vëllain, William, ndërsa thuhet se do të flitet për “nepërka dhe xhelozi”.

Libri duket se do të përqëndrohet tek tërbimi i Charles dhe dhimbja e Mbretëreshës kur dyshja vendosi të shkonte në Kanada. Ekziston frika se Williami në vecanti do të trajtohet në një “dritë negative”. “ Janë ca gjëra që i përkasin familjes dhe nuk duhet të bëhen publike”, thanë burime pranë familjes mbretërore, që shtojnë se ky libër mund të jetë gjëja më e dëmshme që prej intervistës së Dianës me Martin Bashir.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF