KreuCelebrity

Bojkeni mbetet Bojkeni; ‘look-u’ i ri i kantautorit e ndezi instagramin!

Nëse kohët e fundit eksperimentimi me ‘look-un’ nuk është më eksluzivitet vetëm i femrave, vite më parë guximin për të qenë avangard  jo vetëm në muzikë por edhe në paraqitje e veshje e kishte një dhe i vetëm, Bojken Lako.

I njohur për flokët shumëngjyrësh dhe prerjet moderne, rrokeri i njohur është përherë një hap para me stilin edhe sot, që kujdesi nda vetes është shtuar edhe tek meshkujt.

Së fundmi, si për t’i vënë flakën kësaj vere, Boku ka preferuar një prerje ‘punk’ duke i ngjyrosur flokët në nuancat e rozës së ndezur. Disa foto në Instagram për të na prezantuar me ‘look-un’ e ri të Lakos dhe ja ku është gati për një verë të çmendur me një paraqitje siç vetëm atij mund t’i kishte hije.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF