KreuCelebrity

Princi George feston 7 vjetorin; 7 kuriozitete që s’i dinit rreth trashëgimtarit të fronit!

 

Fëmija i parë i Princ William dhe Kate Middleton feston sot 7 vjetorin e lindjes. Për shkak të pandemisë me siguri familja mbretërore do të organizojë një festë private e tejet intime vetëm më familjarët, për të kremtuar ardhjen në jetë të George, gëzimit të parë të William dhe Kate!

Me rastin e 7 vjetorit të lindjes së George, sjellim 7 kuriozitete që me siguri nuk i dinit rreth trashëgimtarit të fronit mbretëror.

1.Kur George mbushi 2 vjeç, në nder të tij u krijua një monedhë argjendi që mbante vlerën e 5 paund. Monedhat ishin edicion i limituar dhe nga njëra anë ishte portreti i Mbretëreshë Elisabeth, ndërsa në anën tjetër simbolikisht shfaqej lufta e Shën George me dragonjt.

2. A do të jetë mbret Princi George?! Këtë do ta tregjë vetëm koha. Ajo që dimë me siguri është fakti se 7 vjeçari është i treti në radhë për postin e trashëgimtarit të Fronit.

3. Si të gjithë fëmijët e pjesës më të madhe të botës, për shkak të pandemisë, edhe George dhe motra e tij Charlotte janë mbyllur në shtëpi të karantinuar, dhe mësimet i kanë bërë online, njësoj si shokët e shoqete klasës.

4. Si çdo anglez i mirë, edhe George e pëlqen shumë tenisin dhe më së shumti këtë pasion e ndan me të ëmën Kate. Madje vitin e kaluar kur George ishte vetëm 6 vjeç pati një ‘dyluftim’ me kampionin e tenisit Roger Federer. E gjeni dot cili fitoi?!

5. Ëndrra më e madhe e Princit George është që të pilotojë një helikopter, sekret që e ka ndarë me mamin pak kohë më parë. Ai do të pilotojë njësoj siç bënte babi William kur pilotonte aeroplanët e urgjencës.

6. Për shkak të mimikave të shumta që shpesh George bën, djaloshi I familjes mbretërore ka frymëzuar artistin e karikaturave Gary Janetti që të përdori shpesh mimikat e George për memet e tij të njohua në Instagram.

7. Thuhet se George është një fëmijë shumë i dashur dhe ka një marrëdhënie veçanërisht të ngushtë më Mbretëreshë Elisabeth, të cilën ai e quan ‘gan-gan’. Gjatë kohës së karantinës thuhet se Elisabeth mezi e priste momentin kur do të bënte telefonata e video-call me nipëerit e saj e veçanërisht me George.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF