KreuCelebrity

Dalin pamjet e martesës sekrete të Princeshë Beatriçe!

Në fillim të javës së kaluar publiku mësoi lajmin surprizues  se Princeshë Beatriçe është martuar në mënyrë sekrete. Princeshë Beatriçe ka lidhur kurorë me të fejuarin e saj Italian Edoardo Mapelli Mozzi nëpërmjet një ceremonie të fshehtë në kështjellën Windsor.

Dyshja kishin caktuar më herët datën e dasmës më 29 mars, por për shkak të pandemisë së coronavirus dasma u anullua. Duke qenë se situata me Covid-19 në të gjithë botën vijon të jetë problematike, Beatrice dhe Edoardo vendosën të martohen në fshehtësi nëpërmjet një ceremonie tejet intime.

Në pritjen e dasmës nuk kanë munguar edhe gjyshërit e nuses, Mbretëresha Elisabeth dhe Princi Philip. Nuk është bërë me dije nëse ka patur të ftuar të tjerë të njohur në dasmën sekrete përveç familjarëve.

Mbesa e Mbretëreshë Elisabeth veshi një fustan shumë të ngjashëm me atë të gjyshes së saj në dasmën e disa dekadave më parë. Në kokë Beatriçe mbajti po ashtu “Tiarën” personale të Elisabeth.

Duke qenë se për shkak të moshës së madhe të mbretëreshës, kjo me shumë mundësi mund të jetë dasma e fundit e familjes në të cilën trashëgimtarja e fronit merr pjesë, mbesa Beatriçe ka dashur të respektojë gjyshen e saj.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF