KreuCelebrity

“Ku e ke bossin e madh?”, ndjekësi i Fjoralba Ponarit merr përgjigjen që meritoi!

Bashkëbisedimi i Fjoralba Ponarit me ndjekësit këtë radhë në InstaStory nuk shkoi dhe aq mirë. Kjo për shkak të komentit ngacmues të një ndjekësi, i cili i foli asaj për një “boss”.

Shumë mendojnë se pas vajzave të suksesshme qëndron dikush me para, por moderatorja ia bëri të qartë se nuk është aspak rasti i saj. “Ku e ke bossin e madh?”-ishte pyetje e drejtuar Fjoralbës, që u shfaq vërtet e bezdisur, por që përgjigjen ia ktheu flakë për flakë.  “I thashë të kalonte nga shtëpia jote, që të kesh me çfarë të shtysh muajin. Mentaliteti tipi i një shqipoje ky,”- ka shkruar ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF