KreuCelebrity

Pak elegancë princeshash; fustanet e mbrëmjes më të bukura veshur nga Kate Middleton!

Gjatë ditës pretendentja për fronin mbretëror britanik, preferon një stil veshje ‘casual’ duke preferuar markat me kosto të ulët, dhe shpesh Kate Middelton me zgjedhjet e saj duket si një prej nesh.

Por, darkave e ftuar në evente të ndryshme bamirësie apo festa mbretërore, Middelton i duhet të luajë rolin e princeshës.

Me fustane të gjata mbrëmjesh, bizhuteri të çmuara të trashëguara nga paraardhësit e familjes mbretërore, bashkëshortja e Princit Ëilliam paraqitet në çdo milimetër të saj elegante dhe e fisshme.

Duket se markat e preferuara të Kate Middelton sa i përket fustaneve të mbrëmjes janë Alexander McQueen dhe Jenny Packham.

Në pothuajse çdo darkë që Pallati mbretëror britanik ka organizuar, Middleton ka qenë aty në pritje e veshur me një fustan krijuar ose nga McQueen ose nga Packham.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF