KreuCelebrity

Këtë verë le ta djegim me Katër Magjikët!

 

Me ta jemi mësuar ta ‘djegim’ netëve të dimrit a të verës, deri në orët e para të mëngjesit, në ‘shtëpinë’ e tyre “Magic 4”, teksa nën ritmet e hiteve shqiptare,  të gjithë e kemi provuar karaoken e famshme në mes të Ish-Bllokut, ku Frensis, Vanina, Entela e Marseli kujdesen që të krijojnë ambient festiv për të argëtuar të pranishmit.

“Magic 4” theu monotoninë dhe i transformoi mbrëmjet karaoke në festa të vërteta ku kënga takonte vallen dhe argëtimi prekte limitet.

Partnerë në jetë, e po ashtu në karrierën e tyre si administratorë clubi, dy çiftet e njohur të Tiranës, e kthyen pasionin për këngën e muzikën në një prej sipërmarrjeve më të sukessesshme e më të njohur ndër klubet e Tiranës. Pasi eksperimentuan me klipe, bashkëpunime me artistë të tjerë, katërshja magjike kanë vendosur të jenë me ne edhe këtë verë nëpërmjet klipit më të ri, që kësaj here i sjell ata vetëm të katërt.

Nën firmën e kantautorit Pirro Çako, ‘Hape telefonin’ është kënga hit  e kësaj vere që do të jetë me ne në makina, shtëpi, plazh, pishinë apo kudo ku secili prek nesh ka nevojë për adrelinë  e ritme verore.

Nuk dimë nëse do t’ja hapni telefonin atij apo asaj, por dimë me siguri që këtë këngë do ta bëni ‘replay’ pa pushim.