Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi se mbajtja e maskës në ambjente të mbyllura do të bëhet e detyrueshme për të gjithë qytetarët. Manastirliu tha se personat që nuk do ta zbatojnë këtë rregull në transportin publik apo në aktivitetet me rrezikshmëri të lartë, do të penalizohen me gjobë.
“Me vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve kemi vendosur që maskat/barrierat mbrojtëse, ashtu siç i kemi përcaktuar të jenë të detyrueshme në transportin publik apo në aktivitetet me rrezikshmëri të lartë, tashmë do të jenë të detyrueshme për të gjithë individët për t’u përdorur në ambientet e mbyllura. Do të jetë një përgjegjësi më shumë e të gjithë qytetarëve, për të mbajtur barrierat mbrojtëse, kudo në ambientet e mbyllura. Të gjithë ata individë që nuk do ta përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të penalizohen. Nëse e vendosim të gjithë, u shpreh ajo. Mësohet sakaq se tarifa që do të paguajnë shkelësit e këtij urdhri, do të përcaktohet me aktin normativ.