Meghan Markle dhe Princi Harry befasuan fansat nga e gjithë bota kur vendosën të hiqnin dorë nga titujt e tyre mbretërore dhe të largoheshin nga Anglia. Jo të gjithë megjithatë u cuditen nga kjo lëvizje, të nxitur nga dukesha e Sussex dhe pakënaqësitë e saj, vecanërisht në lidhje me sulmet e shtypit. Fotografi mbretëror i The Sun, Arthur Edwards, thotë se Meghani në fakt, “ nuk ka pasur kurrë ndërmend “ të qëndronte në Mbretërinë e Bashkuar, madje këtë e ka menduar sipas tij që në fillesat e lidhjes me Harry-n.
“ Të gjitha riparimet e shtëpisë në Frogmore, të gjithë paratë e shpenzuara, gjithcka ishte më kot, sepse ajo nuk e kishte në plan të jetonte atje”, thotë Edwards. “Ajo e bindi Harry-n të ndiqte rrugën e saj, dhe ai fatkeqësisht pranoi”, shton fotografi, I cili rrëfen gjithashtu se princi ka ndryshuar kryekëput që kur është lidhur me aktoren amerikane. “ Është ftohur shumë me njerëzit; mua nuk më foli për një vit, megjithëse e kam fotografuar që kur ishte fëmijë”, rrefen ai.