Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha njoftoi se mbesa e tij vetëm 9 vjece, Elita, e humbi betejën më sëmundjen e rëndë që e kishte goditur. Ai bëri një dedikim shumë prekës në Facebook.
“Për një vit kanceri ia pamundësoi Elitës lëvizjen, pastaj të pamurit, e paralizoi atë pjesërisht, dhe në fund, pas gjithë vuajtjeve për një vit rresht, zgjodhi t’ia ndal edhe zemrën e vogël që kishte dhe ta ndaj nga ne përjetë. Meqenëse jeta është plot sfida e vuajtje, kjo qenka edhe më e vështirë kur sfidohesh me vdekjen e një fëmiju vetëm 9 vjeç. Pa fajin e saj Elita sot nuk mund të rritet si shokët dhe shoqet e veta. Ajo nuk do ta ketë mundësinë ta kryej shkollën e mesme, as fakultetin, por as të rritet duke ëndrruar një familje e karrierë. Kanceri vendosi me ia shu të gjitha andrrat. “Herën e fundit derisa prisnim në takim në Spital më pyeti, “Dajë, a ta merr mendja që do t’vdes?” I thash, “jo dajë, ti je shumë e fortë dhe do t’ia dalim së bashku.” “Shpresoj që ia dalim dajë sepse nuk dua ta lë mamin vet,” ma ktheu Elita, e cila nuk e kishte hallin e vet se vdiste, por të mamit që po e linte vetëm sepse ishte fëmi i vetëm. Elita, ti e le mamin, por edhe krejt neve loqk. Ne të gjithë do t’jemi afër mamit, por jo edhe afër teje zemra dajës. Më fal Elita që nuk arritëm me t’ofru shpëtim, por faleminderit që na le aq shumë kujtime që përmes tyre t’jetojmë me ty gjithmonë. Faleminderit për çdo gjë Elita, dhe lumja ti për mamin dhe dashninë e përkushtimin e saj për ty, e cila që çdo sekond t’jetës e ka ndërtu për ty dhe rreth teje. Na fal Elita që nuk arritëm me t’shëru nga kjo sëmundje e poshtër ”, ka shkruar ligjvënësi në mesazhin e tij që të këput shpirtin!!!!



















