Duke kujtuar momentin kur u shfaq me flokë të kuqe, dhe i bëri të gjithë të flasin për të ( në momentin e parë u mendua madje se kishte hequr dorë nga ngjyra e saj historike bjonde), Rudina Magjistari tregoi sesa mirë ishte ndjerë me atë paruke.
Aq mirë në fakt, sa vendosi të përdorë një tjetër, këtë radhë po në ngjyrën e saj, vetëm se forma ndryshonte krejtësisht: si rrallëherë, moderatoren aq të dashur për publikun, e pamë të shfaqej me kacurrela!!
Edhe vetë Rudina e pranoi se nuk i ka mbajtur flokët kështu përvecse në shumë pak raste. “ Në jetën time, mund të numërohen me gishtat e njërës dorë rastet kur I kam pasur flokët kacurrela”, tha ajo. Në fakt, dukej shumë bukur!
Rudina e theksoi se kjo mund të jetë një alternativë mjaft e këndshme dhe interesante për të ndryshuar look, pa qenë nevoja të shkosh në parukeri apo ta dëmtosh flokun me mashë e nxehtësi!



















