Këngëtarja Adelina Thaçi është prekur nga Covid 19 dhe këtë e tregoi vetë përmes një postimi në Facebook, ku rrëfeu dhe disa nga simptomat që nuk ngjajnë me ato “klasiket” e sëmundjes. Ajo madje shprehet se ka treguar një kujdes shumë të lartë, por sërish nuk ka shpëtuar prej virusit.
”Të dashur miq e familjarë! Pas kaq muajsh kujdesi maksimal nga ky virus, pa dalë asnjëherë pa maska, pa doreza, tre muajt e parë nuk kam dalë as nga shtëpia. Në mesin e kësaj popullate kemi kaq shumë njerëz të papërgjegjshëm që i hasim dhe e fshehin infeksionin pa asnjë fije turpi. Unë pata këto simptoma:
Para dy ditësh lodhje të madhe të trupit
Dhimbje të syve lartë poshtë, anash, dhimbje koke dhe qafe. Nuk kam humbje të shijes e as të nuhatjes, as kollë. Temperatura 37.5
Pra këto ishin simptomat e mija.
Dhe e bëra testin, ku para pak çastesh më rezultoi pozitiv”, thotë ajo ndërsa lëshon dhe një apel të fortë.
”Ju lutem mos fshehni që jeni me virus, mos dilni pa masa mbrojtëse, e ju njerëz që e fshihni, t`ju vijë turp, e që e di që jeni të shumtë! Me respekt Adelina Thaçi-Meta”.