KreuCelebrity

Deklarata shokuese: Johnny Depp pranon se i ka dhënë të bijës 13 vjeçare marijuanë!

 

Johnny Depp ka shokuar jo pak këtë të martë teksa ndodhej në gjykatë për seancën e radhës të divorcit me Amber Heard, ai pranoi se i ka dhënë vetë së bijës Lily Rose marijuanë, kur ajo ishte 13 vjeç.

Sipas Depp ky veprim nuk kishte asnjë qëllim tjetër përveçse kjo ishte një mënyrë që e bija të ndihej e sigurt nëse në moshën e adoleshencës ajo do të vendose të përdorte marijuanë.

Lily-Rose tashmë 21 vjeç është vajza të cilën Johnny e ka nga martesa 14 vjeçare me aktoren franceze Vanessa Paradise.

Sakaq ndarja me ish-partneren Amber Heard nuk ka qenë aspak paqësore, pasi dyshja akuzojnë njëri tjetrin për dhunë verbale dhe fizike. Depp ka shfaqur gjithashtu shpesh probleme me alkoolin, por sipas tij prej shumë kohësh ai nuk është më përdorues.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF