Sotir Kristollari, kunati i Zhaneta Josfifit, gruas që u vetëflijua bashkë me vajzën në banesë, ka treguar për Top Channel se një sekt fetar i rekrutoi që kur ato jetonin në Përmet. Ai rrëfeu përpjekjet që familjarët kanë bërë për t`I nxjerrë nga banesa gruan me dy vajzat, të cilat refuzonin të dilnin. “Anisa kishte studiuar për ekonomi biznes, Blerta inxhiniere elektronike. Blerta punoi nja 5 vjet inxhiniere. Pas 5 vjetësh çupën e heqin. Reformë 200 veta. Anisa ç’merrte nga këto komunikimet me internet. U fut brenda në shtëpi!”, thotë Sotiri. Ai tha se me sektin ishin lidhur shumë. “Sekti i ardhur nga Holanda më duket në Përmet, pastaj vazhduan lidhjet me këtë grup të Përmetit. Para një viti e ka marr një grua Anisën dhe i thoshte “Stop, Stop, mos lexo këto libra!”. Ato filluan të mbyllen. U mbyll e para Anisa, dalëngadalë dhe Blerta. “. Kur erdhi fjala tek vajza e vdekur, ai nuk I mbajti dot lotët.
“Erdhi koha e pandemisë, nuk vinte në punë as e ëma. Ishte fundi i marsit. Të dyja më hapën derën, Blerta dhe Zhaneta. U ula në tavolinë. Anisa ka ardhur xhaxhi! Anisa dil! Jo s’u përgjigj Anisa, Anisa kish mbaruar. Nuk e pash ishte në dhomën tjetër. I thash Zhanetës i kërkova vajzën. Dale dhe një javë, fundi i marsit, dale dhe fundi i prillit, i vajta prapë nga fundi i muajit. Zhaneta ishte ulur në të njëjtin divan me Blertën, se kishte hall se mos e tradhtonte Blerta. Se Blerta matej sikur të thoshte diçka!”, ishte rrëfimi tronditës I tij.



















