KreuCelebrity

Flet për herë të parë e mbijetuara e tragjedisë në Kombinat: I humba të gjithë!

Blerta Josifi, e mbijetuara e vetme e tragjedisë së konsumuar në Kombinat, ka arritur ta marrë veten, edhe pse kur u gjet ishte në gjendje të rëndë.

E ëma, Zhaneta dhe e motra, Anisa kishin ndërruar jetë, ndërsa mësohet se kryefamiljari kishte vdekur rreth 5 vite më parë në Përmet; ai kishte kryer vetëvrasje duke u edhur nga pallati pasi kishte mbetur invalid.

Blerta ndërkohë është në gjendje të rënduar psikologjike. Sipas “Abc News”, 34 vjecarja po trajtohet në Urgjencën e Psikiatrisë në QSUT. Ajo është e vetëdijshme dhe reagon duke qarë vazhdimisht.“Kam humbur familjen”, raportohet të jetë shprehur mes lotësh, ndërsa në kontaktin e parë që pati me policinë kur u gjet një ditë më parë: “Ju nuk e dini se çfarë sakrificash kemi kaluar ne për të bërë ringjalljen”.

Dyshohet se Anisa kishte vdekur prej disa muajsh ndërsa nëna dhe e motra ia lyenin trupin me uthull e vaj, dhe e kishin mbështjellë me disa batanije.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF