KreuCelebrity

Nga Suedia mbërrin një lajm i mirë, cfarë kanë zbuluar atje për imunitetin ndaj Covid 19!

Një lajm i mirë mbërrin nga Suedia. Studiuesit atje kanë zbuluar se imuniteti ndaj koronavirusit mund të jetë më i madh nga sa është menduar. Hulumtimi I zhvilluar nga Instituti suedez Karolinska evidentoi se shumë persona me simptoma të lehta apo edhe të tjerë asimptomatikë, kanë imunitetin të ndërmjetësuar nga qelizat T.

Kjo I nxit këta kërkues të mendojnë se imuniteti njerëzor është më i lartë, sesa që tregojnë testet e antitrupave. “Qelizat T janë qeliza të bardha të specializuara në njohjen e qelizave të infektuara nga virusi, dhe janë thelbësore për sistemin imunitar. Rezultatet tona kanë treguar se dy herë më shumë njerëz kanë zhvilluar imunitetin e qelizave T, krahasuar me ata tek të cilët mund të zbulohen antitrupat”, u shpreh Marcus Buger, bashkautor i studimit.

Praktikisht, ajo cfarë tregon në fund e gjithë puna  e tyre është se antitrupat nuk e tregojnë të plotë të vërtetën, dhe imuniteti mund të jetë më i lartë nga sa duket!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF