KreuCelebrity

Dy gëzime në një ditë; Brenda festës ‘baby-shower’ dhe ditëlindjes së blogeres së njohur shqiptare!

Ersi Ngjela po përjeton periudhën më të ëmbël të jetës së saj, pasi bukuroshja fashioniste është në muajin e 7-të të pritjes së ëmbël. Më 30 Qershor, mami në pritje pati dy arsye për të gëzuar; ditëlindjen e saj dhe festën e pritjes së bebushit ‘baby-shower’.

Ditëlindja e mamit dhe ‘baby- shower’ ishin dy arseyet e ëmbla që mblodhën në ambientet e Hotel Rogner familjarët e mikeshat e ngushta të Ersit në festën e organizuar.

Nuk qe aspak e nevojshme të pyesje se ç’gjini ka bebushi, pasi që në hyrje të pishinës të mirëpriste arredimi, tullumbacet, torta e emëblësira në ngjyrë të  kaltër.

Vajza e ditëlindjes dhe mami në pritje gjithashtu mbante veshur ngjyrën e bebushit, një fustan mëndafshi krijuar nga stilistja Enada At’Nikolla, veshje së cilës i kishte dhënë Ersit areolën e mëmësisë.

Me siguri kjo ditëlindje do të mbahet mend gjatë në portofolin e kujtimeve të bukura për Ersi Ngjelën, ama përvjetoret që do të pasojnë me statusin e mamit, do të marri tjetër kuptim.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF