Ish bashkeshortja e David Schwimmer, Zoe Buckman, tregoi në profilin e saj në Instagram sesi e bija bukuroshe ka hequr dorë nga flokët e vet të gjatë. Cleo buzëqeshi gjatë gjithë kohës që qethej zero; kjo ishte zgjedhja e saj dhe u bë për të përvjellë mesazhin: “ Jetë e jetuar në mënyrë jokonformiste”, ashtu sic e kanë mësuar prindërit.
“ Shoh sesi fëmijët e sotëm i përballojnë normat dhe standartet në një mënyrë që ne nuk e kemi bërë, dhe kjo më jep shpresë”, shkruante e ëma. Cleo është fëmija i vetëm i David dhe Zoe, të cilët ndonëse janë ndarë, ruajnë marrëdhënie shumë miqësore me njëri tjetrin.



















