Ka pasur disa fjalë në mediat online së fundi, sipas të cilave një prej moderatoreve më të dashura për publikun shqiptar, Rudina Magjistari ka një projekt tjetër, ndaj dhe do të shkëputet nga emisioni që drejton.
Të njëjtat zëra pretendonin se ishte gjetur madje dhe zëvendësuesja e saj, Jona Spahiu dhe se Rudina do të merrej me një tjetër spektakël, dicka të ngjashme me ‘Ce’ posta per te’, të Maria De Filipi.
Rudina vetë zgjodhi të mos i përgjigjej këtyre lajmeve, por së fundi ka nxjerrë një postim në rrjetet sociale ku njoftohet se ka një vend vakant për gazetar në programin e saj, e ku praktikisht tregohet pa shumë fjalë se nuk ka në plan të lëvizë.



















