Ajo ka në garderobën e saj pasurinë e një kombi të tërë, ama kjo nuk e ka penguar aspak që Kate Middleton të mbajë veshur aksesorë apo veshje shumë të lira, të cilat lirshëm mund t’i ketë kushdo.
Përshembull këto atlete të bardha që kushtojnë vetëm 27 dollarë, Dukesha e Kembrixh është parë t’i veshë disa herë, dhe ndonëse nuk ngjajne aspak me këpucët e një princeshe, për Middleton ky aksesor është ndër më të pëlqyerit.
Daljen e parë nga shtëpia pas më shumë se dy muaj karantinë, bashkëshortja e mbretit të ardhshëm të Britanisë e ‘celebroi’ duke veshur atletet e saj të preferuara, të cilat i kombinoi me një palë pantallona në ngjyrë kaki si dhe një këmishë të bardhë.



















