Këtë të shtunë do të transmetohet puntata e fundit e programit “Dua të të bëj të lumtur” për këtë sezon. Stafi i programit i ka bërë një rreng-surprizë Arbanës, e cila pa qenë fare në dijeni nis të prezantojë të ftuarin e radhës që do të vijë në studio për të rrëfyer historinë e tij.
‘Ftojmë në studio Arianin’ dëgjohet të thotë moderatorja teksa çon vështrimin në hyrjen e studios nga ku afrohet një nga njerëzit më të shtrenjtë në jetën e saj, të atin Demon.
E surprizuar, dhe dukshëm e habitur moderatorja Osmani as që e kishte pritur që i ati do të bëhej pjesë e programit të saj, një rreng dashamirës bërë nga stafi i saj.
Se cila do të qe arsyeja e vërtetë e kësaj vizite do ta mësojmë këtë të shtunë.
Sakaq përveç surprizës, ajo çfarë tërhoqi vëmendjen tonë në këtë video është edhe barku i rrumbullakosur i Arbanës, i cili i rritur dukshëm tashmë është vështirë të kamuflohet me veshje.



















