KreuCelebrity

Komediani i njohur bie pa ndjenja në skenë; rezultoi pozitiv me Covid-19!

Komediani i njohur amerikan D. L. Hughley është rrëzuar papritur në skenë gjatë një shfaqje në Nashvillë. 57 vjeçari ka rënë pa ndjenja dhe është dashur ndërhyrja e ndihmës së shpejtë, për ta çuar në spital.

Pasi është vizituar në Saint Thomas Hospital Hughley i është nënshtruar tamponit të Covid-19 ku ka rezultuar pozitiv. Aktori u shpreh në një status në rrjete sociale se është habitur shumë kur mësoi se është i infektuar me Covid-19, pasi ai nuk ka patur asnjë simptomë.

“Nuk kisha simptoma të ngjashme me gripin, as vështirësi në frymëmarrje, nuk kisha kollë apo temperaturë. Unë ende s’kam temperaturë. S’kam humbje të shqisës së shijes dhe nuhatjes. Vetëm humba vetëdijen papritmas”; u shpreh komediani.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF