Ishte një nishan, i cili e shqetësonte shumë nënë e dy fëmijëve, Zoe Panayi. Për këtë arsye britanikja 26 vjecare kishte kërkuar dy herë këshillën e mjekëve, të cilët e kishin kthyer mbrapsht në shtëpi me argumentin se nuk kishte asgjë për t`u bere merak.
Për më tepër, i kishin thënë se duhet ta hiqte nishanin me një ndërhyrje kozmetike, duke e siguruar se nuk kishte për cfarë të shqetësohej. E ëma thotë se e kishin raportuar dy here nishanin tek mjekët sepse kishte ndryshuar pamje, por ata e ishin bërë të ndihej sikur po I humbiste kohën kot.
Në fakt, nishani ishte malinj dhe sëmundja nisi të përhapej. 26 vjecarja, që punonte si asistente radiologjie në spitalin St Mary’s Hospital, përshkruhet si një nënë e përkushtuar, e cila e donte punën e saj, por nuk i linte kurrë pas dore fëmijët. E ëma po përgatitet t`i hedhë në gjyq mjekët e përfshirë dhe klinikën ku u bë ndërhyrja.



















