KreuCelebrity

Florjan Binaj pozitiv me Covid 19, testohet e gjithë Portokallia!

Aktori i njohur i emisionit humoristik ‘Portokalli’ , Florjan Binaj rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit. Lajmi I vuri në alarm autoritetet që kanë nisur testimin e të gjithë stafit dhe punonjësve të show-t.

Binaj, sipas newsbomb.al, përpara para një jave ka qenë në jug të Shqipërisë, ku ka zhvilluar ‘Rafting’ në lumin e Vjosës në Tepelenë, e ka vizituar Përmetin dhe fshatra të tjerë turistikë, në shoqërinë e shumë personave të tjerë. Aktori I humorit nuk  ka reaguar vetë në lidhje me këtë lajm, për ta konfirmuar apo përgënjeshtruar.

Njoftimi vjen në ditën kur në vendin tonë u shënua sërish një tjetër rritje e numrit të të infektuarve krahasuar me një ditë më parë. Në 24 orë, u konfirmuan 66 raste të rej, ndërsa ka humbur jetën një 67-vjeçar nga Shkodra, duke e çuar në 39 numrin e viktimave nga koronavirusi në vendin tonë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF