KreuCelebrity

Pra Sara Hoxha nuk e ka aspak problem bashkëpunimin e Ledrit me ish-të dashurën Dafina Zeqiri!

 

Pak vite më parë Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri patën një romancë që nuk zgjati shumë, pasi dyshja shumë shpejt kuptoi se ata të dy funksionojnë shumë më mirë si miq dhe kolegë.

Këtë verë, dyshja e artistëve së bashku me Lumi B po përgatiten për një tjetër klip dhe kanë nisur xhirimet. Ajo çfarë bëri përshtypje në fotot e publikuara nga Dafina gjatë xhirimeve të klipit është fakti se aty ishte edhe e dashura aktuale e Ledrit, Sara Hoxha.

Vajzat kanë pozuar së bashku dhe duket se në këtë mes nuk ka aspak vend për xhelozi; e shkuara mbetet e shkuar dhe e tashmja e Ledrit në çështjet e zemrës është vetëm Sara.

Sakaq pritet që klipi të publikohet këto ditë dhe me siguri do  të kthehet në hit vere.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF