KreuCelebrity

Eni Shehu në sezonin e tetë të “Edicionit Veror” me aventura, destinacione dhe dy partnere në krah!

Pandemia nuk e ndalon dot “Edicionin Veror”. Programi i përvitshëm në ABC News do të rikthehet si përherë me të gjithë harenë e verës, duke na risjellë pak normalitetin në këtë situatë të rënduar. Edhe një herë, drejtimi i tij është besuar Eni Shehut, i cili në një video prezantuese, zbuloi dhe disa detaje nga “ aventura e radhës”.

Kështu mësuam se këtë vit, ai do të vazhdojë të jetë i shoqëruar nga dy bashkëprezantueset, Irini Mece dhe Malvina Duraku. Gjallëria e plazheve dhe intervistat me VIP-a që kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar nuk do të na mungojnë as këtë radhë, ndërsa premtohen edhe surprizë të reja.

 

 

Can’t wait soon @abcnewsal Music credits: @djregardofficial

A post shared by Eni Shehu (@enishehuiam) on

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF