Besa Kokëdhima nuk bën shumë postime të tilla, por së fundi “ e lëshoi dorën”. Këngëtarja ka ndarë në profilin e saj në Instagram nje foto të se motrës, duke i dedikuar dhe disa fjalë që buronin nga zemra. “Oh njeriu më i bukur mbi dhe”, ka shkruar ajo në krah postimit ku etiketon dhe Erën, që shihet në bregun e detit, me diellin që perëndon në sfond.
Në fakt, nuk vonoi shumë që të vërshonin komentet e ndjekësve të Besës, të cilët kanë komplimentuar ( me të drejtë) pamjen e motrës së saj, e cila është mjaft tërheqëse. Postimet e vazhdueshme të këngëtares dëshmojnë qartë se ajo është mjaft e lidhur me të familjarët e saj dhe kalon shumë kohë me ta.