Xhensila Myrtezaj ishte e ftuar tek ‘Në Kurthin e Piter Pan’, dhe fëmijët e “mbytën” me pyetje për vjehrrën e saj. Xhensila I bëri një shpjegim në lidhje me mamanë e Besit, e më tej, bëri edhe një rrëfim.
“Patjetër që ia bëj kafen vjehrrës. Vjehrra ime nuk është Ija, Ija është gjyshja e Besit. Shpresa është vjehrra ime. Më ka bërë gjithë atë çun. Vjehrrën e kam një bjonde të bukur me kacurrela. Dua që Akja kur të rritet të ketë kaçurrelat e saj. Ajo ka qenë ndihma më e madhe në rritjen e Ajkës. E kam pagëzuar nëna kamomili. Ka qenë aty në çdo siklet që kemi pasur me vajzën. Ka qëndruar gjithë natën zgjuar me mua për t’i shërbyer Ajkës”, ka thënë ajo.
Dhe pikërisht për kësaj ndihme, nga sa tha më tej, i ka vënë dhe një emër: e quan nëna kamomili, një caj është mjaft qetësues!



















