Tajvani konsiderohet një nga vendet më të suksesshme në luftën kundër koronavirusit të ri të mbërritur nga Kina, me të cilën ishulli ka shkëmbime të mëdha tregtare. Pavarësisht lëvizjeve të mëdha që me Kinen, Tajvani arriti ta frenonte shpejt virusin, dhe sot me një popullsi prej 24 milionë banorësh ai numëron vetëm 7 vdekje nga Covid 19 dhe 443 infektime. Si është e mundur?
Arsyeja gjendet e gjitha tek gadishmëria e autoriteteve vendase. Ato reaguan shumë shpejt. Në kohën kur epidemia kishte nisur dhe shtetet e tjera vrisnin mendjen nëse duheshin marrë masa apo jo, Tajvani ndaloi menjëherë udhëtimin nga shumë pjesë të Kinës. Po kështu nisi testimi në shkallë të gjerë, dhe një gjurmim shumë i kujdesshëm i rasteve I cili rezultoi i një rëndësie kyce për ndërprerjen e zinxhirit të përhapjes së sëmundjes.
Kush dyshohej vendosej në karantinë, e pati dhe mijëra persona që hynë në vetëkarantim, por nuk u vendos izolimi total për të gjithë! Përpos kësaj, fakti që nuk është pjesë e OBSH-së e ndihmoi në këtë rast t`i merrte vendimet shumë shpejt vetë pa pritur udhëzimet e kësaj organizate, e cila u vonuashumë në reagimin e saj ndaj sëmundjes.



















