KreuCelebrity

Lajm i mirë nga ekspertët: Vala e dytë e koronavirusit, do të jetë më e butë!

Të gjithë e pritën me padurim daljen nga izolimi, por frika është e madhe nga një valë e dytë e virusit, e cila kërcënon të mos na lërë te pushojnë të qetë ( sic e meritojmë pas një viti me tërmete dhe Covid)!

Megjithatë, ka një lajm shpresëdhënës nga zyrtarë të shëndetësisë në Itali. Ata shohin pak dritë në fund të tunelit, thotë TCH. Presidenti I Këshillit Superior të Shëndetësisë në vendin fqinj, Franco Locatelli deklaroi se me shumë gjasë, vala e dytë do të jetë më e butë se e para.

“Duhet të jemi të përgatitur për mbërritjen e një vale të dytë të infektimeve, e cila, nëse do të vijë vërtet, nuk besoj se do të ketë për çdo rast, përmasat dhe fuqinë e të parës”, tha Locatelli. Dhe ne urojmë me gjithë zemër që të ketë të drejtë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF