Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, së bashku me krerët e katër vendeve të tjera i kanë kërkuar përmes një letre Bashkimit Europian të përgatitet më mirë për epideminë tjetër.
Udhëheqësit denoncojnë aty përgjigjen kaotike të Brukselit ndaj emergjencës. Sipas tyre, situata e krijuar nga koronavirusi ka ngritur “ pyetje serioze” mbi përgatitjen e bllokut dhe nënvizojnë nevojën e një qasjeje të përbashkët, sidomos kundër një vale të dytë të mundshme infektimesh.
Një grup shkencëtarësh paralajmëroi me herët se “ është krijuar stuhia perfekte” që sëmundjet nga jeta e egër të kalojne tek njerëzit dhe të përhapen shumë shpejt nëpër botë. Ndërhyrja njerëzore në botën natyrore po e shpejton këtë process, thonë ekspertë të shëndetit, të cilët kanë arritur të krijojnë një model, i cili mund të parashikojë se cilat sëmundje të jetës së egër paraqesin më shumë rrezik për njerëzit.



















