Lidhjen e mbajti të fshehtë, martesën mediat rozë e morën vesh vetë, shtatzaninë e partneres së tij gjithashtu. Edhe ardhjen në jetë të vajzës së reperit dhe emrin e saj, nuk e mësuam as nga ai e as nga e shoqja, Erzina, por nga babai i kësaj të fundit.
“Mirë se erdhe në jetë Iza. Jeta jote qoftë e uruar nga ZOTI, veç me të mira, por edhe stuhitë e jetës kurrë mos të lakofshin”, ka shkruar ai në Facebook. Ky emër, ka kuptimin “Zoti është i përsosur” ose “Zoti është betimi im”.
Cifti lidhi kurorë në muajin dhjetor në një ceremoni private me familjarë dhe të ftuar të njohur si Lyrical Son, Lumi B, Ledri Vula, Gjiko dhe Elita Rudi. Reperi ka qenë përherë i rezervuar për jetën private, dhe që do të bëheshin prindër e rrëfyen asokohe burime pranë tyre, e asnjë fjalë nga dyshja vetë!