KreuCelebrity

Tmerr: edukatorja i lidh jastëkun në fytyrë, vdes 1 vjecarja!

Një edukatore u përpoq të pushonte të qarat e një vajze të vogël 1 vjec duke i lidhur një jastëk në fytyrë, por kjo bëri që fëmija të vdiste e mbytur nga të vjellat e veta.

Ngjarja ndodhi në Zaporizhia, në jug-lindje të Ukrainës.

Pamjet filmike ekspozuan gjestin e tmerrshëm të 51 vjecares Irina Sukhanova, e cila është arrestuar menjëherë nga policia. Për vogëlushen Alesya, kjo ishte dita e parë në cerdhen private, por ajo filloi të qante shumë pasi u kafshua nga një fëmijë tjetër dhe edukatorja donte ta pushonte me cdo kusht. Në vend që të thërriste urgjent ambulancën kur pa gjendjen e fëmijës, ajo ishte përpjekur të fshinte filmimet e kamerës së sigurisë.

Edhe në sallën e gjyqit ajo vazhdonte të thoshte se nuk e kishte vrarë fëmijën, përpara të ëmës së vajzës që qante e nuk gjente ngushëllim!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF