“ U gabova që nuk fola më parë. “Nuk dija ç`të thoja. Doja të thosha atë që duhet, por isha nervoze. Dhe kuptova ndërkohë që gabimi më i madh që po bëja ishte heshtja”, me këtë pohim të saj Meghan Markle u bë pjesë e debatit të madh mbi vdekjen e afro-amerikanit George Floyd në duart e një polici të bardhë në Minneapolis.
Dukesha e Sussex nuk kishte parë dalë në media me një mesazh me zë dhe figurë që prej largimit të saj dhe bashkëshortit, Princit Harry nga familja mbretërore britanike. Daljen e parë, ajo ia kushtoi Floyd, duke thënë se nuk ia falte vetes që priti një javë për të folur rreth episodit tronditës, ndërsa kujtoi se është mjaft e ndjeshme ndaj kësaj teme.
Nëna e Meghanit, Doria është afro-amerikane, ndërsa i ati Thomas, është i bardhë.