KreuCelebrity

23 vjecarja ndërron jetë në Greqi gjatë një operacioni në dukje të thjeshtë, familja kërkon drejtësi: ishte gabimi i mjekut!!

Një vajzë e re, e bukur që duhet t`i nështrohej në dukje një operacioni të thjeshtë: heqjes së një kisti që i shkaktonte crregullime hormonale. Në vend të kësaj, të afërmit e vet nuk do të munden ta përqafojnë më. Aleksandra Bistolaki, 23 vjeçe me origjinë shqiptare ndërroi jetë për shkak të ndërhyrjes kirurgjikale dhe dyshimet kryesore janë se i është dhënë nje doze anestezie më e lartë sec duhej.

Pas operacionit, vajza ra në gjendje kome dhe prindërit e dërguan në një tjetër spital ku qëndroi për dhjetë ditë, por nuk mundi të mbijetonte dhe në 1 qershor, e humbi betejën me vdekjen. Familjarët tani kërkojnë të ndëshkohet mjeku dhe të mbajë përgjegjësi për gabimin që bëri.

Nëna e saj është emigrante në Greqi nga Saranda ndërsa babai është grek, dhe vajza kishte lindur ne vendin fqinj. “Ne kemi luftuar për të për shumë kohë! Ajo u përpoq të jetonte, por nuk ia doli! Ajo nuk mundi të duronte!  Nuk festoi dot as ditëlindjen e saj të 23-të! Si mund të ndihemi të gjithë tani? Si mund të ndihet familja e saj? Trishtim! Zemërim! Ky mjek që beri betimin e Hipokratit për të ndihmuar njerëzit, e vrau atë!!!!Ai do të paguajë shtrenjtë për veprimin e tij !!  Dhe unë uroj që ai të mos flejë më i qetë!!! Uroj që ai të ndjejë dhimbjen që shkaktoi !!!”, janë disa nga mesazhet e dhimbshme per Aleksandren qe u shua ne menyre tragjike ne kulmin e rinise.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF