Si një ndër çiftet më të njohur të shoëbiz-it shqipar, për Xhensia Myrtezaj dhe Bes Kallaku publiku gjithmonë ka kërshëri të dijë më shumë, ndonëse dyshja janë shpesh aktivë më Instagram.
Ky është 1 Qershori i dytë që në familjen Kallaku-Myrtezaj festohet në kuptimin e plotë të fjalës, që me ardhjen në jetë të Ajkës, të voglës së shtëpisë.
Prindërit e Ajkës kanë zgjedhur të mos e ekspozojnë shpesh të bijën dhe postimet me të kanë qenë me pikatore, por duket se këtë 1 Qershor, mami Xhensila nuk i ka rezistuar dot tundimit që të ndajë me ndjekësit disa prej momenteve më të ëmbla me të voglën e shtëpisë.
Si rrallë herë më parë ne mundëm të shihnim portretin e bukur të 2 vjeçares e cila e ëmbëlsoi instagramin e mamit më shumë se asnjëherë.
Gëzuar 1 Qershorin syzeza e vogël Ajkë!