Pas mëse tre vitesh dyshja Albi Nako- Alba Hoxha duket se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Burime pranë çiftit kanë treguar se koreografi dhe balerina janë ndarë dhe për më tepër Alba është larguar nga shtëpia ku bashkëjetonte me Albin prej disa kohësh.
Arsyeja e ndarjes duket se kanë qenë problemet e shumta që çifti kanë hasur shpesh në marrëdhënien e tyre si dhe ndikimi i familjeve të secilit, që duket se nuk kanë qenë fort dakord për këtë lidhje.
Sipas ‘Panorama’ familja e Albës nuk ka patur shumë besim tek partneri i vajzës së tyre, duke patur parasysh si i dha fund martesës me balerinën Klaudia Pepa, e po ashtu edhe familja e Nakos ka patur gjithmonë rezerva sa i përket nuses së djalit, që sipas tyre nuk do të qe e përshtatshme që Albi të martohej sërish me një balerinë.