Këngëtarja e njohur shqiptare Bebe Rexha rrëfeu së fundi se sëmundjen që tmerroi botën, Covid 19, e kanë kaluar dhe dy prindërit e saj. Për këngëtaren, ky ishte një makth i vërtetë, sidomos duke pasur parasysh faktin që nuk mundi t`i gjendej pranë, pikërisht për shkak të rrezikut të lartë të infekimit!
Ishte gati sic thotë ta bënte “ me një frymë” rrugën nga Los Angelesi në New York.
“Ata u infektuan, dhe ishin shumë të sëmurë për 3 javë. U nervozova shumë. Po mendoja ta bëja vetë të gjithë rrugën me makinë…të kujdesesha për ta … Ata nuk donin të më kishin aty mua dhe vëllanë, por më në fund u bënë më mirë”, tha Bebe, e cila ka humbur dhe një mik të ngushtë nga koronavirusi.