KreuCelebrity

Një emision i ri vjen së shpejti, me “syrin” vetëm nga ne!!

Kriza e koronavirusit gjunjëzoi vende të ndryshme të botës, bëri me mijëra viktima, ndryshoi mënyrën tonë të socializimit që nuk i dihet përsa kohë s`do të jetë më e njëjta, dhe goditi rëndë ekonominë, me pasoja që i kanë bërë të përpëliten disa sektorë të rëndësishëm, përfshirë turizmin.

Shqipëria nuk përjashtohet nga ky skenar. Edhe pse dëshira për një rikthim të shpejtë në normalitet është shumë e fuqishme tek secili prej nesh, garanci nuk ka.

Por ekonomia ka nevojë për një ndihmë. Një emision i ri që vjen së shpejt në Scan, kushtuar Shqipërisë nga një cep në tjetrin, hedh një vështrim mbi bukuritë e saj me misionin të na tregojë ato cfarë nuk kemi parë, ato që kemi humbur e që duhet t`i shijojmë këtu, në vendin tonë, për t`u kënaqur vetë, por edhe për solidaritet. Sepse “ekonomia e vendit, i ka sytë nga turizmi”, sic thuhet në spotin e “ Pusho Shqip” , të cilin, po e presim plot kërshëri!

 

 

Se shpejti ne SCAN nje emision me nje mision te rralle! Pusho Shqip sepse ekonomia e vendit i ka syte nga turizmi ?? #qëndronimene #pushoshqip #radiotelevizioniscan

A post shared by Radio Televizioni SCAN (@radiotelevizioniscan) on

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF