KreuCelebrity

Aktori në gjendje të rëndë nga koronavirusi pas “kthimit nga vdekja”, e shoqja shpërthen në lotë!

Bashkëshortja e Nick Cordero, Amanda Kloots nuk i mbajti dot lotët teksa pohoi se aktori është në gjendje të rëndëm, edhe pse u duk se po e fitonte betejën me koronavirusin.

“ Atij i është krijuar një infeksion i ri në mushkëri” dhe shëndeti i është përkeqësuar sërish, tha ajo. Ylli 41 vjecar i Broadëay-t është I shtruar në spital prej javësh tashmë.

Nga sa rrëfen e shoqja Cordero ka qenë i intubuar, ka pësuar komplikacione shumëfishe nga Covid 19 dhe për shkak të sëmundjes, mjekët u desh që t`i prisnin dhe njërën këmbë. Ajo megjithatë vazhdon të ketë shpresa se Nick do të përmirësohet, pasi po lufton fort me sëmundjen. Cifti ka nje djale te vogel.