KreuCelebrity

U martua në fshehtësi; këngëtari shqiptar prezanton për herë të parë bashkëshorten!

 

Reperi kosovar Gold AG, pak kohë më parë celebroi historinë e tij të dashurisë me martesë, por që detajet ceremonisë dhe gruas që i ka vjedhur zemrën, artisti ka preferuar t’i mbajë private.

Në fakt deri këtë të dielë, teksa Gold AG uroi Festën e Bajramit nëpërmjet një foto me bashkëshorten.

Kjo është dalja e parë e artistit me të shoqen, dhe ndonëse dyshja po jeton prej vitesh një histori të bukur dashurie, reperi nuk ka postuar asnjëherë foto më parë në rrjete sociale partneren e tij.

Gold Ag i dha fund beqarisë në 5 mars të këtij viti. Ai njoftoi lajmin me anë të një postimi ku publikoi një foto të dorës së tij dhe bashkëshortes duke bërë simbolin e shqiponjës.

Por ai nuk zbuloi imazhin e saj, duke e mbajtur mister

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF