Hera e parë që u përfol për shtatzani këtë vit, ishte në shkurt, por Genta Ismajli nuk pohoi gjë, e fjalët sikur u sheshuan. Tani, ato kanë marrë hov sërish nga një foto që këngëtarja e njohur postoi në profilin e saj në Instagram. Fotoja është e bërë nga larg, por një sy i vëmendshëm arrin ta vërejë barkun e saj të rrumbullakosur.
“ Jeta është e bukur”, ka shkruar ajo në krah të fotos, ndërsa disa ndjekës e vunë re detajin dhe komentuan menjëherë: “ Shtatzënë”. Mund te jete dhe thjesht ndonje ere qe ka fryre e ka ngritur fustanin, kete do presim qe ta shohim! Genta e bëri publike nëntorin e vitit të kaluar lidhjen e saj me biznesmenin turk, Usta, e duket se dashurinë e tyre kanë në plan ta kurorëzojnë shpejt me martesë.



















