Marka e famshme e veshjeve të brendshme është në telashe të mëdha: Victoria`s Secret ka pësuar humbje drastike prej pandemisë së koronavirusit.
Pas disa vështirësish të mëparshme, 2020-ta duhet të ishte viti i revanshit të saj, por duket se nuk ndodhi ashtu. Firma njoftoi mbylljen e 250 dyqaneve të saj në SHBA dhe Kanada. Duket e largët tani koha kur emri i Victoria`s Secret bënte bujë në mbarë botën, dhe spektaklet e saj luksoze e madhështore me “engjëjt e mrekullueshëm” i ndiqnin miliona njerëz.
Goditjen e fortë markës duket I dha një hetim I NYT në muajin shkurt, në të cilin 30 drejtues, punonjës të saj e modele akuzonin themeluesin e saj Leslie Ëexner dhe ish kryemenaxherin, Ed Radek për ngacmime e abuzime.



















